ISLAMI
Feja e Njerëzimit
Nga Maulana Muhamed Ali
me Parathënie nga
Lord Headley
Botuar nga Ahmedija Anxhuman Isha'at Islam Lahore
- U.S.A.
1995
Përmbajtja
Shënim i Botuesit
Parathënie e Botimit Origjinal
1. Hyrje
Domethënia e emrit - Kuptimi i
ri që ka marr në fe.
2. Disa Tipare Dalluese të
Islamit
Besimi në të gjithë profetët
-
Persosmëria e fesë - Uniteti i njerëzimit
- Një fe historike
3. Parimet Themelore të Islamit
4. Qenia Hyjnore
Koncepti i Zotit në Islam - Ekzistenca
e Zotit - Shembulli i Kuranit të Shenjtë - Uniteti (Njëshmria)
e Zotit
5. Shfaqja Hyjnore (Feksja Hyjnore)
Besimi në profetët - Përsosmëria
e shfaqjes - Vazhdimësia e formave më të ulta
6. Jeta pas Vdekjes
është vazhdim i kësaj
jete - është shëmbëllim i gjendjes shpirtrore të
ksaj jete - Përparimi i pakufishëm në jetën pas
vdekjes
7. Domethënia e Besimit
Besimi në engjëjt - Besimi
si bazë për veprim
8. Parimet e veprimit
9. Detyrat e Njeriut ndaj Zotit
Lutja - Agjërimi - Pelegrinazhi
- Veprimet kuptimplote të adhurimit (lutjes)
10. Detyrat e Njeriut ndaj Njeriut
Vllazërimi i Islamit - Të
drejtat e gruas - Shteti - Ilustrime të rregullit islamik - Xhihadi
- Zeqati dhe Lëmosha
11. Spektri i Mësimeve Morale
Shënim i Botuesit
"Islami - Feja e Njerëzimit" nga Maulana
Muhamed Ali (vd. 1951) u botua për herë të parë
më 1928 si një version i përmbledhur i Parathënies
hyrëse të autorit në veprën e tij monumentale të
vitit 1917 "Përkthimi Anglisht i Kuranit të Shenjtë,
me Komente". Ky libërth popullor ka pasur ribotime të
shumta në qindra mijë kopje, të cilat janë shpërndarë
falas në të gjithë botën. Gjithashtu është
përkthyer në shumë gjuhë përfshirë frëngjishten,
gjermanishten, hollandishten, italishten, hungarishten, polonishten
dhe kinezçen.
Duke parë popullariten që gëzoi
ky libërth u ndje e nevojshme që të zgjërohej për
të dhënë hollësira më të mëdha për
mësimet fisnike të Islamit. Që nga botimi i tij fillestar,
Maulana Muhamed Ali ka nxjerrë në drite libra të tillë
të paçmuar e të vlerësuar lart si "Feja e Islamit"
(1936), "Rendi i Ri Botëror" ((1944), "Mendime të Pavdekshme
të Profetit të Shënjtë Muhamed" (1947), si dhe
botimi i ripunuar i veprës së tij "Përkthimi i Kuranit
të Shenjtë, me Komente" (1951). U ndje gjithashtu e nevojshme
që shpalosja e pashëmbullt e Islamit që bëhej në
këto libra të arrinte tek lexuesi edhe në trajtë
shumë të përmbledhur.
Prandaj dhe "Islami – Feja e Njerëzimit"
është zgjeruar duke përfshirë në të pasazhe
të pershtatshem nga vepra e mësipërme madhore dhe nga
librat e tjerë të Maulanas. Është ruajtur trajta
origjinale e libërthit ndërkohë që janë zgjeruar
kapitujt ekzistues dhe janë shtuar disa kapituj të rinj. Duke
bërë këto shtesa u pa e nevojshme që të bëheshin
disa redaktime të lehta për të garantuar vazhdimësinë
e ekuilibrin brenda tekstit.
Një botim i tillë i ripunuar doli në
dritë për herë të parë më 1980. Botimi
që kemi në dorë përmban redaktime e shtesa të
mëtejshme. Puna Puna redaktoriale u konceptua dhe u krye nga Ahmadija
Anxhuman Isha'at Islam Lahore (dega e Britanisë së Madhe),
me qendër në Uembli, Londër, e cila realizoi dhe renditjen
tipografike dhe përgatitjen e punës ilustrative.
Parathënie
e Botimit Origjinal
nga Lord Headley
Me kënaqësi shumë të madhe
e kam lexuar epitomën e shkëlqyer të mësimit islamik
të Maulana Muhamed Aliut dhe më ka bërë përshtypje
të madhe zotësia që ka treguar ai për të përmbledhur,
brënda hapësirës prej pak faqesh, të gjitha gjërat
thelbësore të fesë sonë: thjeshtësia dhe sinqeriteti
i veprës bëjnë që ajo të jetë një
referencë e paçmueshme për të gjithë ata
që seriozisht janë në kërkim të së vërtetës.
Ndjehet qartë nevoja për një paraqitje të tillë
konçize të Islamit, sepse, pavarësisht nga përparimet
në fushën e arsimit dhe nga arsyetimi inteligjent rreth subjekteve
fetare, eshte per te ardhur keq qe ekziston ende në këtë
vend një shkallë e konsiderueshme injorance rreth fesë
muslimane.
Në një shkallë të konsiderueshme
kjo ka të bëjë me paraqitjen e shtrembër që
i kanë bërë asaj ata të cilët vërtet dijnë,
por që me ligësi e fusin në rrugë të gabuar
mendjen perëndimore në lidhje me fenë tonë. Disa
nga gjykimet e gabuara që rrjedhin nga kjo praktike e pavlerë
e paraqitjes se gabuar të gjërave janë: se muslimanët
e adhurojnë Muhamedin si perëndi dhe i falën atij, se
poligamia është pjesë e fesë islame, dhe se gratë
nuk kanë shpirt. Sado e habitshme dhe e pabesueshme që mund
të duket, unë jam i sigurtë se një numër shumë
i madh njerëzish të respektuar e në drejtime të
tjera mjaft të arsimuar në Angli vërtet besojnë
se në e adhurojmë Muhamedin si perëndi, se jemi të
dëtyruar të marrim shumë gra, dhe se gratë tona
nuk kanë shpirt dhe nuk mund të shkojnë në Parajsë!
Të gjitha këto ide janë krejtësisht të gabuara.
Ne i falemi Allahut, te vetmit Zot qe eshte vetem nje! "Vetem Ty te
falemi, dhe vetem Ty të lutemi për përkrahje" - kjo është
pjesë e lutjes së muslimanit dhe ne nuk bëjmë dallime
midis profetëve të cilët janë zgjedhur nga I Plotfuqishmi
në etapa të ndryshme të historisë së botës.
Ka vetëm një Zot, dhe Muhamedi është Profeti, Profeti
i Fundit, i Zotit. Poligamia ka qenë e përhapur në mënyrë
të shfrenuar në tërë Arabinë përpara ardhjes
se Muhamedit, i cili vetëm se vendosi rregull e kufizime duke përcaktuar
numrin e grave që mund të marrë një burrë.
Ai gjithashtu ndaloi krejtësisht zakonin e vrasjes së foshnjës
femër të padëshirueshme që praktikohej në Arabi
përpara kohës së tij. Në kohën e sotme shumë
pak muslimanë kanë më tepër se një grua, dhe
pozita e gruas në botën muslimanë është shumë
më e mirë se ç'është në vendet kristiane.
Shpresoj se do të ndërmerren hapa
për ta përhapur gjërësisht këtë vepër
të vogël, me që unë jam i bindur se një lexim
i vëmendshëm i faqeve të saj do t'u sillte ndriçim
e prehje atyre të cilët mund të mos jenë ende të
vetëdijshëm për frymën e vërtetë të
Islamit dhe që mund të jenë ende nën ndikimin e
zhgënjimeve që u janë shkaktuar ose nga mungesa e informacionit
të saktë, ose nga që kanë dëgjuar ata të
cilët do të bënin mirë që të mos merreshin
me paraqitjen e shtrembër të një feje simotër.
HEADLEY
Lord Headley (vd. 1935) ishte
një aristokrat britanik i cili e perqafoi Islamin me 1913
nën kujdesin e Khvaja Kamal-ud-Dinit, një nga misionarët
e parë muslimanë në Evropë, i cili bënte
pjesë Levizjen Lahore Ahmadijja. Lord Headley ishte i lidhur
ngusht me Misionin Musliman të Uoking-ut ne Angli, i cili
u themelua nga Khvaja Kamal-ud-Din dhe drejtohej nga antarët
e Ahmadijja Anxhuman Ishâ’at Islam, Lahore.
|
|