The Lahore Ahmadiyya Movement
presenting Islam as peaceful, tolerant, rational, inspiring
Home
1. Islam
2. Publications
3. Activities
4. Ahmadiyya Movement
5. Hazrat Mirza Ghulam Ahmad
6. Non-English material

Our literature in Albanian

Islami Feja e Njerëzimit

11. SPEKTRI I MËSIMEVE MORALE

Utilities:
Discussion forums
Site Statistics
Contact us
Search the website

 

11. SPEKTRI I MËSIMEVE MORALE

Kurani i Shenjtë nuk u konceptua për një popull apo për një epokë, dhe sipas gamës së mësimeve të tij morale ai është i gjërë sa vetë njerëzimi. Ai është një Libër i cili bëhet udhërrëfyes për të gjithë njerëzit në të gjitha kushtet e jetës, si për njeriun injorant e primitiv ashtu dhe për filozofin e urtë, si për njeriun e biznesit ashtu dhe për atë që jeton në vetmi, si për të pasurit ashtu dhe për të varfërit. Prandaj, ndërsa jep rregulla të ndryshme për jetën, ai kërkon nga individi që të ndjekë rregullat më të mira të cilat janë të zbatueshme për rrethanat në të cilat jeton (39:55). Në qoftë se përmban udhëzime nga njera anë të cilat janë llogaritur për të ngritur moralisht njerëzit e zhytur në shkallët më të ulëta të qytetërimit dhe për t’ua mësuar atyre mënyrat elementare të sjelljes në shoqëri, ai gjithashtu sjell rregulla që i drejtojnë njerëzit për të arritur shkallët më të larta të përparimit moral e shpirtror. Mësimet e larta morale ideale janë padyshim të nevojshme për përparimin e njeriut, por vetëm ata të cilët janë në gjendje t’i kuptojnë ato ideale do të jenë në gjendje të përfitojnë prej tyre. Por në këtë klasë nuk bëjnë pjesë masat e gjëra në një komb apo komunitet, sado i lartë të jetë standarti i tij i qytetërimit. Si rrjedhojë, Kurani përmban rregulla udhëzuese për të gjitha fazat nëpër të cilat njeriu ka qenë i detyruar të kalojë në marshimin e tij përpara që nga kushtet e primitivizmit në ato të njeriut me zhvillim të lartë shpirtror. Ato përfshijnë të gjitha degët e veprimtatisë njerëzore dhe kërkojnë zhvillimin e të gjitha aftësive mendore të njeriut.

Islami kërkon shfaqjen e çdo cilësie që përmban në vetvete njeriu, dhe bën vetëm një kufizim, domethënë, që ajo të shfaqet në rastin e duhur. Ai kërkon nga njeriu që të tregojë si butësi ashtu dhe guxim, por secila në rastin e duhur. Ai i mëson njerëzit që të falin, por në të njejtën kohë ai kërkon që kur natyra e keqbërjes kërkon ndëshkim, duhet të jepet ndëshkim në përputhje me shkallën e krimit. Ai thotë: "Falni kur e shikoni se falja do të sillte rezultate pozitive". Përsëri, ai i mëson njerëzit të tregojnë veti të larta morale në rrethanat më të disfavorëshme, të jenë të ndershëm bile dhe kur ndershmëria ka të ngjarë ta fusë njeriun në situata të ngatërruara, të thonë të vërtetën edhe kur pohimi i së vërtetës është kundër atyre që janë më të afërt e më të dashur për ne, të tregojnë keqardhje bile dhe duke sakrifikuar interesat e veta, të jenë të durueshëm edhe nën vuajtjet më të rënda, të jenë të mirë bile dhe me ata që u kanë bërë keq. Në të njejtën kohë ai na meson që të ndjekim rrugën e mesme; ai i mëson njerëzit të ushtrojnë cilësitë fisnike të cilat janë vendosur në natyrën e tyre nga Zoti kur janë duke u marrë me punët e tyre. Ai nuk ngulmon që njeriu të shkëputet nga lidhjet e tij materiale; ai kërkon që ata t’i shërbejnë Zotit, por jo si murgjit; ai i porosit ata që ta shpenzojnë pasurinë e tyre, por jo në mënyrë të atillë sa të mbeteni "në pikë të hallit e pa asnjë grosh"; ai i meson ata të jenë kokëulur por jo duke humbur vet-respektin; ai i këshillon që të falin, por jo në mënyrë të atillë sa t’u japin zemër fajtorëve; ai i lejon të ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre, por jo deri aty sa të cënojnë të tjerët; dhe e fundit fare, ai kërkon nga ata që ta predikojnë fenë e tyre, por jo duke denigruar të tjerat.

 
Top
Website created and published by: Ahmadiyya Anjuman Isha`at Islam Lahore Inc. U.S.A.
Contact us.