The Lahore Ahmadiyya Movement
presenting Islam as peaceful, tolerant, rational, inspiring
Home
1. Islam
2. Publications
3. Activities
4. Ahmadiyya Movement
5. Hazrat Mirza Ghulam Ahmad
6. Non-English material

Our literature in Albanian

Islami Feja e Njerëzimit

1. HYRJE

Utilities:
Discussion forums
Site Statistics
Contact us
Search the website

 

Islami - Feja e Njerëzimit

 

1. HYRJE

Islam është emri me të cilin njihet feja e predikuar nga Profeti i Shenjtë Muhamed, i cili u shfaq në Arabi më shumë se trembëdhjetë shekuj më parë (Lindur me 571 C.E., vdekur me 632 C.E.), dhe ajo është e fundit nga fetë e mëdha të botës. Kjo fe njihet rëndom në Perëndim si Muhamedanizëm, një emër që i është vënë në imitim të emrave të tillë si Kristianizëm e Budizëm, por që ishte krejt e panjohur për vetë muslimanët. Sipas Kuranit, Librit të shenjtë të Islamit, feja e Islamit është aq e gjërë në konceptimin e saj sa vetë njerëzimi. Ajo nuk u krijua thjeshtë nga predikimet e Profetit të Shenjtë Muhamed, por ka qenë fe e profetëve që kishin dalë përpara tij. Islami ishte feja e Adamit, Noas, Abrahamit, Moisiut dhe Jezusit; ajo ishte, në fakt, feja e çdo Profeti të Zotit, i cili u shfaq kudoqoftë, në çdo skaj të botës. Bile, Islami është dhe feja e çdo fëmije njerëzor që lind, sipas Profetit të Shenjtë, i cili, për të qenë të saktë, nuk është krijuesi por eksponenti më i fundit i atij sistemi Hyjnor i cili u përsos me ardhjen e tij. Dhe sipas Kuranit, Islami është feja e natyrshme e njeriut:

"Natyra e bërë nga Zoti në të cilën Ai ka krijuar njeriun – ajo është feja e drejtë" (30:30).

Dhe meqenë se, sipas Kuranit, profetët u ngritën midis popujve të ndryshëm në kohë të ndryshme, dhe se feja e çdo profeti, në pastërtinë e saj më të herëshme e të pandryshueshme, nuk ishte gjë tjetër veç Islam, spektri i kësaj feje, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, shkon aq shumë mbrapa në shekujt e shkuar dhe është aq e gjërë sa vetë njerëzimi, ndërkohë që parimet themelore gjithmonë kanë mbetur njëlloj, ndërsa të papriturat kanë ndryshuar me ndryshimin e nevojave te njerëzimit. Faza e fundit e Islamit është ajo e cila u shfaq në botë me ardhjen e Profetit të Shenjtë Muhamed - paqja e bekimet e Zotit qofshin me të!

Domethënia e emrit

Emri Islam nuk u shpik, si në rastin e feve të tjera, nga ata që e shpallën si fe të tyre. Ky emer, nga ana tjeter, i eshte dhene shprehimisht kesaj feje ne Kuranin e Shenjtë. Ai thotë: "Unë (Zoti) e kam zgjedhur Islamin si fe për ju" (5:3). Dhe në një vend tjetër: "Sigurisht feja me Zotin është Islami" (3:18). Ai, për më tepër, është një emër domethënës; në fakt, fjala Islam tregon vetë esencën e sistemit fetar që njihet me atë emër. Domethënia e saj primare është "të bësh paqe", dhe idea e 'paqes' është idea sunduese në Islam. Sipas Kuranit të Shenjtë, musliman është ai që ka bërë paqe me Zotin dhe njeriun, si me Krijuesin ashtu dhe me krijesat e Tij. Paqja me Zotin nënkupton nënshtrimin e plotë ndaj vullnetit të Atij i Cili është burimi i gjithë pastërtisë e mirësisë, kurse paqja me njeriun nënkupton kryerjen e veprave të mira ndaj njeri-tjetrit. Të dyja këto ide gjënden të shprehura shkurt, por bukur, në 2:112, ku thuhet:

"Veç të tjerave, kushdo që i nënshtrohet plotësisht Zotit, dhe kryen vepra të mira ndaj të tjerëve merr shpërblimin e tij nga Zoti, dhe mos të ketë frikë për një gjë të tillë, dhe ata nuk do të brengosen."

Ky dhe vetëm ky është shpëtimi shpirtror sipas Kuranit të Shenjtë. Dhe duke qenë muslimani në paqe të përkryer, ai gëzon paqe të mendjes dhe kënaqsi shpirtrore të plotë (16:106). "Paqe" është përshëndetja e muslimanëve për njeri-tjetrin, gjithashtu "Paqe" do të jetë dhe përshëndetja e atyre në parajsë: "Dhe përshëndetja e atyre atje lart do të jetë 'Paqe'" (10:10). Veç të tjerave, në parajsën që paraqet Islami asnjë fjalë tjetër nuk do të dëgjohet veç "Paqe, Paqe", siç thotë Kurani i Shenjtë: "Ata atje lart nuk do të dëgjojnë asnjë bisedë të kotë apo mëkatare, por vetëm thënien 'Paqe! Paqe!'" (56:25,26). "Autori i paqes dhe i sigurisë" është një ndajshtim për Zotin që përmendet në Kuranin e Shenjtë (59:23), dhe objektivi final drejt te cilit pikësynon Islami është " Banesa e Paqes", siç thuhet në 10:25: "Dhe Zoti fton në banesën e paqes". Paqja është, pra, esenca e Islamit, sepse ajo është rrënja nga del dhe fruti që jep, kështu që Islami është mbi të gjitha të tjerat Feja e Paqes.

Kuptimi i ri që i është dhënë fesë

Në Islam koncepti i fesë merr një domethënie të re. Së pari, duhet të trajtohet jo si një dogëm, të cilën njeriu duhet ta pranojë në qoftë se dëshiron të shpëtojë nga dënimi i amshuem, por si një shkencë që mbështetet në përvojën universale të njerëzimit. Kështu, sipas Islamit, shfaqja Hyjnore (ose komunikimi i Zotit me njeriun) është një faktor i domosdoshëm në evoluimin e njeriut. Dhe që nga trajtat e saj më të thjeshta (siç janë ëndërat e vegimet e mirëfillta) e deri në format e saj më të larta (siç janë të vërtetat e ligjet fetare që i shfaqen profetëve të mëdhej të Zotit), shfaqje Hyjnore është pervoja universale e njerëzimit dhë një dhuratë Hyjnore që i është dhënë të gjithë popujve të botës.

Së dyti, duke përforcuar më tej idenë e shkencores në fe, Islami i paraqet të gjitha doktrinat e tij si parime të sjelljes e veprimit njerëzor, si dhe e bën çdo pikë të besimit si bazë për veprim nga ana e njeriut per zhvillimin e tij drejt shkalleve gjithnje e me te larta te jetes.

Së treti, sfera e fesë nuk është e kufizuar vetëm brenda botës së përtejme; bile preokupimi i saj parësor është për këtë botë, që njeriu, duke bërë një jetë të respektueshme këtu në tokë, të mund të fitojë vetëdijen e një ekzistence më të lartë. Kështu pra, Kurani nuk merret vetëm me mjetet të cilat e bëjnë njeriun të jetë i lidhur me mish e me shpirt me Zotin, por dhe me problemet e botës rreth nesh, me çështjet e rëndësishme kuptimi i drejtë i të cilave i jep mundësi njeriut të bëjë një jetë të lumtur. Ai jep udhëzim për përparim individual, si dhe për ecjen përpara të shoqërisë, të kombit, bile dhe të njerëzimit. Ai e përgatit njeriun për një jetë tjetër, por vetëm pasi e ka bërë të aftë të jetë zot i vetes në këtë jetë.


 
Top
Next
Website created and published by: Ahmadiyya Anjuman Isha`at Islam Lahore Inc. U.S.A.
Contact us.