3. PARIMET THEMELORE TË ISLAMIT
Parimet kryesore të Islamit jepen në fillim
fare të Kuranit të Shenjtë, i cili hapet me fjalet:
"Ky Libër, i cili nuk ka asnjë dyshim
në të, është një udhërrëfyes për
ata të cilët janë të devotshëm në kryerjen
e detyrave të tyre, të cilët besojnë në Atë
që nuk shihet dhe e vazhdojnë pa ndërprerje lutjen dhe
shpenzojne (me zemërgjërësi) nga ajo që Ne u kemi
dhënë atyre, dhe të cilët besojnë në atë
që të është shfaqur ty (O Muhamed) dhe në atë
që u shfaq përpara teje, dhe që janë të bindur
për Botën e përtejme" (2:2-4).
Keto vargje vene ne dukje parimet esenciale te
cilat duhet te pranohen nga ata te cilet do te ndiqnin Kuranin e Shenjte.
Ketu kemi tri pika kryesore te besimit dhe dy pika kryesore te praktikes,
ose tri porosi teorike dhe dy praktike. Perpara se t'i marr keto pika
nje nga nje, mendoj se eshte e domosdoshme te ve ne dukje, siç
tregohet ne keto vargje, se ne Islam vetem besimi nuk vlen asgje ne
qofte se nuk zbatohet ne praktike. "Ata qe besojne dhe bejne te mira"
eshte pershkrimi i perseritur i te drejteve sipas Kuranit. Besimi i
drejte eshte fara e mire e cila mund te rritet e te behet veç
peme e mire ne qofte se merr ushqim nga toka ku eshte mbjelle. Ai ushqim
jepet me vepra te mira. Nje pike tjeter e domosdoshme per t'u mbajtur
parasysh ne lidhje me pese parimet e besimit e praktikes te permendura
ne vargjet e cituara me lart eshte se ato, ne nje forme apo ne nje tjeter,
jane pranuar ne menyre universale nga raca njerezore.
Pese parimet siç i kemi treguar tashme jane:
(1) besim ne Zotin, ne te Padukshmin e Madh, (2)besim ne shfaqjen Hyjnore;
c)besim ne jeten e pertejme; kurse nga ana praktike: (4)lutje Zotit,
i cili eshte burimi nga i cili del dashuria e Zotit, dhe (5)lemosha
ne kuptimin me te gjere - te gjitha keto tregojne respektivisht kryerjen
e detyrave tona ndaj Zotit dhe njeriut. Tani, keto pese parime te besimit
e te veprimit jane pranuar nga te gjithe kombet e rruzullit tokesor.
Keto jane parimet e perbashketa mbi te cilat mbeshteten te gjitha fete.
Ne fakt, keto pese parime themelore te fese se shenjte te Islamit jane
te ngulitura ne natyren njerezoreKetu une do t'i marr nje nga nje, ashtu
siç jane pershkruar me hollesi ne Kuranin e Shenjte.
|