4. QENIA HYJNORE
Konceptimi i Zotit ne Islam
Nga tre parimet themelore te besimit, i pari
eshte besimi ne Zotin. Besimi ne nje fuqi me te larte se njeriu mund
ta gjejme duke shkuar mbrapa deri ne antikitetin me te larget, ne kohrat
me te hereshme ne te cilat mund ta na çoje historia, por popuj
te ndryshem ne epoka te ndryshme e ne vende te ndryshme kane pasur koncepte
te ndryshme mbi Qenien Hyjnore. Islami, pike se pari, predikon nje nje
Zot, i Cili qendron mbi te gjithe hyjnite fisnore dhe perendite kombetare.
Zoti i Islamit nuk eshte Zoti i nje kombi te veçante, i Cili
do t’i kufizonte bekimet e Tij vetem per ate komb, por Ai pershkruhet
ne fjalet hyrese te Kuranit te Shenjte se eshte "Zoti i te gjitha
botrave" (1:1), keshtu qe, perveç se jep konceptimin me
te larte te Qenies Hyjnore, ai edhe e zmadhon rrethin e vllazerimit
te njeriut ne menyre qe te perfshihen te gjithe kombet e botes, duke
e zgjeruar keshtu botekuptimin e simpatite e njeriut.
Midis atributeve(cilesive) te shumta sublime
te Qenies Hyjnore te cilave u jep shprehje Kurani i Shenjte, atributi
i meshires eshte ne krye te vendit. Pikerisht me fjalet al-Rahman
dhe al-Rahim hapet çdo kapitull i Librit te Shenjte. Fjalet
Bamires e Meshirues i zbulojne lexuesit te Kuranit te
Shenjte vetem nje ide teper te manget e te ceket te dashurise e meshires
se thelle e gjithperfshirese te Zotit te shprehur me fjalet al-Rahman
dhe al-Rahim. "Meshira Ime perfshin te gjitha gjerat, "
thuhet ne Kuranin e Shenjte (7:56). Rrjedhimisht Lajmetari (I Derguari)
i cili predikoi kete koncept te Qenies Hyjnore me te drejte cilesohet
ne Kuranin e Shenjte si "meshire e te gjithe kombeve" (21:107).
Po ashtu, Zoti eshte Autori (Krijuesi) i gjithshkaje qe ekziston. Mohimi
i fuqise se Tij krijuese do t’i kishte dhene goditje vdekjprurese pikerisht
madheshtise e sublimitetit te konceptit te Qenies Hyjnore. Ja vetem
nje pershkrim i atributeve te Tij:
"Ai eshte Allahu perveç te Cilit nuk ka
Zot tjeter, i Gjithdituri per gjithshka qe nuk shihet dhe qe shihet. Ai
eshte Bamiresi, Meshiruesi. Ai eshte Allahu perveç te Cilit nuk
ka Zot tjeter, Mbreti, Shenjtori, Autori i paqes, Siguri-dhenesi, Mbikqyresi
i gjithshkaje, I Plotfuqishmi, Supremi, Poseduesi i madheshtise. I lartesuar
qofte Allahu mbi gjithshka qe krijuan ata (si zoter te rreme)! Ai eshte
Allahu, Krijuesi, Ndertuesi,{1}
Forme-dhenesi: Te Tijet jane emrat me te bukur. Gjithshka qe eshte ne
qiell e ne toke e deklaron lavdine e Tij; dhe Ai eshte i Fuqishmi, i Urti"
(59:22-24).
Zoti qendron mbi te gjitha kufizimet, dhe Ai nuk
mund te ngjasohet me asgje te njohur nga njeriu (42:11). Ndersa Zoti
kupton çdo vegim, vegimi i njeriut nuk mund ta perfshije Ate
(6:104). Ai eshte Nje; dualiteti ose triniteti ne natyren Hyjnore, apo
shumefishimi i perendive as qe mund te mendohet (2:163; 16:51; 4:171);
ai nuk mban asnje lidhje atesie apo biresimi me asnje (112:3; 19:90-93).
Ai eshte I Gjithshkadituri (20:7), I Plotfuqishmi (16:48-50), dhe I
Kudogjenduri (58:7), duke qene njekohesisht me afer njeriut se vetja
e tij (50:16; 56:85). Ka nje numer shume te madh atributesh tjera per
Qenien Hyjnore te cilat e lartesojne konceptin e Zotit ne Kuran te pakrahasueshem
me asnje liber tjeter te shfaqur.
Ekzistenca e Zotit
Duke qene se besimi ne Zotin eshte themeli i Islamit,
ne te parashtrohen tre lloje argumentesh qe lidhen me ekzistencen e
Zotit:
- Universi material jep deshmi se duhet te kete nje Krijues e Kontrollues
te universit. Ne Kuranin e Shenjte kjo deshmi perqendrohet rreth fjales
Rabb, atributi i pare i Qenies Hyjnore per te cilin terheq
vemendjen Shfaqja hyjnore – "Lexo ne emer te Rabb-it tend"
(96:1) – dhe me te cilin fillon Kurani i Shenjte (1:1), duke qene
njekohesisht dhe atributi i perseritur me shpesh ne Librin e Shenjte.
Rabb, zakonisht e perkthyer si Zot i boteve per
ta dhene shkurt, do te thote Kujdestar prindror i nje gjeje
ne menyre te atille qe ta beje ate te pervetesoje gjendje zhvillimi
te njepasnjeshme derisa te arrije qellimin e vet te persosmerise.
Gjithshka e krijuar ne kete menyre mban stampen e krijimit Hyjnor
ne veçorine e levizjes se vazhdueshme perpara nga etapat me
te ulta ne ato me te larta derisa arrin plotesine. Evolucioni, i cili
ka provuar se eshte nje bllok pengues per fete tjera, behet kesisoj
ne Islam pikerisht baza e besimit ne Zotin, si dhe sherben si argument
i qellimit dhe i urtesise ne krijim. Njëshmëria (harmonia)
e ligjit qe mbizoteron ne univers, pavaresisht nga shumllojshmeria
e jashtezakonshme qe ka ai (67:3,4), ekzistenca e kontrollit e ligjeshmerise
me te rrepte ne te gjithe Natyren qe nga pjesezat me te vogla deri
ne sferat me te fuqishme (36:38; 55:5,6), si dhe argumente te tjera
te ngjashme ndeshen ne çdo faqe te Librit te Shenjte.
- Grupi i dyte i argumenteve per ekzistencen e Zotit ka te beje me
shpirtin njerezor ne te cilin eshte rrenjosur, sipas Kuranit te Shenjte,
vetedija e ekzistences Hyjnore. Ne qenien e mbrendshme te njerezve
behet vazhdimisht pyetja: "Kot jane krijuar ata, nga hiçi?",
"A mos jane ata krijuesit e shpirtit te tyre?", "A
mos i krijuan ata qiejt e token?" (52:35,36), "A nuk jam
Une Rabb-i juaj?" (7:172). Keshtu pra tregohet se vetedija
e ekzistences se Zotit eshte pjese perberese dhe e pandashme e natyres
njerezore. Nganjehere kjo vetedije permendet duke paraqitur nje afersi
te paimagjinueshme te shpirtit njerezor me Shpirtin Hyjnor: "Ne
jemi me afer njeriut se damari i qafes se tij" (50:16); "Ne
jemi me afer shpirtit tuaj se vete ju" (56:85). Me anen e kesaj
tregohet vetedija e ekzistences se Zotit ne shpirtin e njeriut eshte
bile dhe me e qarte se vetedija e vete ekzistences se tij. Natyrisht
kjo vetedije ndryshon ne natyra te ndryshme ne varesi nga drita e
brendshme e njeriut, sa e ndritshme apo e zbehte eshte ajo.
Ky argument forcohet me tej duke treguar
se ka diçka me teper sesa vetedija e thjeshte e ekzistences
se Zotit. Fryma e Zotit eshte thithur nga njeriu duke i dhene jete
atij (15:29), prandaj dhe shpirti i njeriut eshte i perkushtuar ndaj
Zotit; ne te eshte i rrenjosur instinkti per t’i sherbyer Zotit dhe
per t’iu drejtuar Atij per ndihme (1:4). Çdo njeri, bile dhe
politeisti ai qe beson ne shume perendi), i drejtohet Zotit ne vuajtje
fizike e ne deshperim, kur shfaqet me ngulm forca e plote e natyres
njerezore (10:12,22; 39:8). Keshtu ngulitet me tej besimi te Zoti,
me anen e te cilit ai udhehiqet ne erresire e veshtiresi ((10:9);
ngulitet dashuria e Zotit, nga e cila buron gatishmeria per t’i ofruar
sherbim vetmohues njerezimit (2:177; 76:8); ngulitet besueshmeria
ne Zotin, e cila eshte nje burim i sigurte force per njeriun ne kohe
te veshtira (14:12).
- Porse deshmia me e qarte dhe me e sigurte e ekzistences se Zotit
jepet nga pervoja shpirtrore, me larte e njerezimit, nga shfaqje e
Zotit Vete perpara njeriut. Deshmia e mençurise dhe qellimit
ne univers vetem sa tregon se duhet te kete nje Zot, por nuk
te shpie ne ndonje bindje te sigurte se Zoti eshte; deshmia
e vehtes se brendshme te njeriut eshte gjithashtu e pamjaftueshme
per te na çuar drejt kesaj bindjeje te sigurte dhe per t’i
dhene mundesi njeriut qe te ballafaqohet me Qenien Hyjnore. Eshte
shfaqja Hyjnore ajo qe jo vetem ben realitet aspiraten me te larte
te kesaj jete se Zoti eshte, por dhe hedh nje lume drite mbi
atributet Hyjnore dhe e nxjerr njeriun ne rruge ne te cilen, duke
ecur ne te, ai e ndjen ekzistencen e Tij si nje realitet ne vete jeten
e tij dhe e cila i jep mundesi atij qe te mbaje lidhje te ngushta
shpirtrore me Ate. Eshte pikerisht ky kuptim i Qenies Hyjnore qe sjell
nje ndryshim ne jeten e njeriut dhe i jep atij nje force shpirtrore
te parezistueshme me anen e se ciles ai mund te sjelle ndryshime bile
dhe ne jeten e te tjereve. Shfaqja e Zotit Vete perpara njeriut eshte,
sipas Islamit, pervoja universale e njerezimit, pervoja e njerezve
ne te gjitha kombet, te gjithe vendet dhe te gjitha epokat. Eshte
kjo pervoje shpirtrore universale e njerezimit qe ka provuar se eshte
nje force e rendesise se dores se pare qe sherben per ta ngritur njerezimin
nga thellesite e degjenerimit drejt majave me te larta te moralit
dhe bile te prosperitetit material.
Shembulli i Kuranit të Shenjtë
Kurani i Shenjtë jep shembullin më të
madh të ekzistencës dhe veprës së Zotit që
tregohet nga shfaqja Hyjnore. Ajo zbulon të vërteta e parime
sublime të cilat nuk mund të ishin produkt i dijes njerëzore
të një arabi të pashkolluar që jetoi në shekullin
e shtatë, siç ishte Profeti i Shenjtë Muhamed. Ai solli
një transformim të pakrahasueshëm në historinë
e botës. Në jo më shumë se njëzet-e-tre vjet
(609-632 C.E.) u krye një transformim i plotë në jetën
e tërë kombit që banonte në Gadishullin Arabik,
një tokë ku shekuj punë reformuese të mëparëshme
kishin qenë të pafrutshme. Adhurimi i idhujve i rrënjosur
thellë u zëvendësua nga adhurimi i një Zoti; të
gjitha supersticionet u fshinë dhe në vend të tyre doli
feja më e racionale që mund të merrte me mend bota; njerëzit
që krenoheshin me injorancën e tyre u bënë përkrahësit
më të flaktë të dijes, duke u zhytur thellë
e duke pirë në çdo burim të dijes që ata
mund të gjenin; shtypja e të dobtëve, të varfërve,
skllevërve e grave i lëshoi vendin drejtësisë e
barazisë; dhe një komb i zhytur në veset më të
thella u pastrua tërësisht nga ato dhe u pajis me një
dëshirë të zjarrtë për veprat më fisnike
në shërbim të njerëzimit. Kurani përmbushi
një transformim jo vetëm të individit, por po aq dhe
të familjes, të shoqërisë, të një kombi
të tërë, dhe, nëpërmjet atij kombi, të
vetë njerëzimit. Nuk ka libër tjetër që të
ketë sjellë një ndryshim kaq të mrekullishëm
në jetën e njerëzve, duke i ngritur ata nga thellësitë
e degjenerimit në kulmet më të larta të qytetërimit.
Kurani i Shenjtë jo vetëm realizoi këtë
transformim madhështor, por që në fillim të karrierës
së Profetit të Shenjtë ai paralajmëroi profeci të
njëpasnjëshme, duke dhënë siguri të plota e
të padiskutueshme, që do të vërtetonin se kundërshtimi
i pamëshirshëm do të shuhej dhe do të triumfonte
Islami. Këto profeci u shpallën në kohën kur Profeti
i Shenjtë ishte fare vetëm dhe i pashpresë, i mbuluar
nga të gjitha anët nga kundërshtime të egra, dhe
nuk ekzistonte as rrezja më e vogël e shpresës që
Islami të bënte ndonjë përparim. Megjithatë
ato u përmbushën vetëm pak vjet më vonë në
mënyrën më të habitshme. Asnjë njeri nuk mund
të kishte parashikuar atë që u profetizua aq qartë
se do të ndodhte me siguri, dhe asnjë fuqi njerëzore
nuk do të kishte mundur t’i shkaktonte disfatë të plotë
një kombi të tërë të rreshtuar kundër
një njeriu të vetëm. Shfaqja Hyjnore kësisoj jep
provën më të qartë e më të sigurtë
të ekzistencës së Zotit, dituria e pafund e të Cilit
kupton të ardhshmen si dhe të shkuarën e të tashmen,
dhe i Cili kontrollon si forcat e natyrës ashtu dhe fatin e njeriut.
Uniteti (Njëshmëria) e Zotit
Uniteti i Zotit është tema e madhe numër
një e Kuranit te Shenjtë. Shprehja me e njohur e kësaj
është ajo që përmbahet në deklaratën e
lã ilãha ill-Allãh ("nuk ka zot tjetër
përveç Allahut"), e cila zbulon domethënien se
nuk ka asgjë që meriton të adhurohet përveç
Allahut. Unitet i Zotit do të thotë, së pari, se nuk
as pluralitet perendishë as pluralitet personash në rolin
e Zotit; se dyti, nuk asnjë qenie që të zotërojë
ndonjë atribut Hyjnor në përsosmëri; dhe së
treti, askush nuk është në gjendje të bëjë
atë që ka bërë Zoti, ose që mund të bëjë
Zoti.
E kundërta e Unitetit është shirk-u
(të shoqëruarit e ‘zotave’ me Zotin, apo njohja e cilësive
Hyjnore te të tjerët dhe jo te Zoti), e cila thuhet se është
më e rënda e të gjitha mëkateve (31:13) për
faktin se kjo e demoralizon njeriun, ndërsa Uniteti Hyjnor sjell
ngritjen e tij morale. Format e larmishme të shirk-ut të
përmendura në Kuran përfshijnë: adhurimin e gjërave
të tilla si idhujt, kafshët, forcat e natyrës, etj.,
duke kujtuar se sende e qenie të tjera mbartin në vetvete
të njejtat atribute si Zoti, si në doktrinën e trinitetit
apo në idenë e bashkë-përjetësisë së
materies e shpirtit , duke ndjekur verbërisht komandat e urdhërat
e njerëzve të mëdhenj dhe duke iu nënshtruar verbërisht
dëshirave të dikujt. Këo tregojnë se në doktrinën
e Unitetit Kurani i jep botës një mesazh fisnikërues
të përparimit të gjithanshëm, si fizik ashtu dhe
moral e shpirtror. Njeriu çlirohet jo vetëm nga skllavëria
ndaj objekteve të gjalla e jo të gjalla, por dhe nga idhujtaria
ndaj forcave të mrekullishme të natyrës, të cilat,
siç i thuhet në Kuran, ai mund t’i nënshtrojë
për dobinë e tij (45:12,13). Ai shkon më tutje dhe e
çliron njeriun nga më e madhja skllavëri e te gjitha
skllavërive – skllavëria e njeriut nga njeriu. Ai nuk i lejon
asnjë të vdekshmi dinjitetin e te qënit Zot, apo e të
qënit më tepër se një i vdekshëm; kurse më
i madhi i të vdekshëmve (Profeti i Shenjtë) është
i urdhëruar të thotë: "Unë jam vetëm një
i vdekshëm si të gjithë ju; mua më është
shfaqur që Zoti juaj është vetë Një Zot (18:110).
Kështu u këputen të gjitha prangat që e mbanin të
skllavëruar mendjen e njeriut, dhe ai u vu në rrugën
e përparimit.
{1} Fjala origjinale
per Ndertues, Beres eshte Bari qe para se gjithash do
te thote Ndertues, Krijues i shpirtrave ne dallim nga Krijuesi i materies.
|