The Lahore Ahmadiyya Movement
presenting Islam as peaceful, tolerant, rational, inspiring
Home
1. Islam
2. Publications
3. Activities
4. Ahmadiyya Movement
5. Hazrat Mirza Ghulam Ahmad
6. Non-English material

Our literature in Albanian

Islami Feja e Njerëzimit

5. Shfaqja Hyjnore

Utilities:
Discussion forums
Site Statistics
Contact us
Search the website

 

5. Shfaqja Hyjnore

Parimi i dytë themelor i besimit në fenë Islame është besimi në shfaqjen Hyjnore, jo vetëm besim në vërtetësinë e Fjalës së shfaqur të Zotit siç gjëndet në Kuranin e Shenjtë, por besim në vërtetësinë e shfaqjes Hyjnore në të gjitha epokat dhe në të gjithë kombet e botës. Disa fe e konsiderojnë shfaqjen sikur i është dhënë njerëzimit vetëm një herë; të tjere e shikojnë atë si të kufizuar brenda një populli të caktuar; kurse disa të tjerë e mbyllin portën e shfaqjes Hyjnore pas njëfarë kohe. Me ardhjen e Islamit ne gjejmë të njejtën gjërësi pikëpamjeje që jepet si për konceptin e shfaqjes Hyjnore ashtu dhe për konceptin e Qenies Hyjnore.

Sipas Kuranit të Shenjtë, shfaqja në format e saj më të ulta, në trajtën e frymëzimit apo në atë të ëndërave e vegimeve, është përvojë universale e njerëzimit. Në mënyrë të ngjashme, në formën e saj më të lartë, në atë të shkrimeve e ligjeve të shfaqura në mënyrë Hyjnore, ajo nuk kufizohet brenda një njeriu të veçantë apo një kombi të veçantë por është një e drejtë që e gëzon çdo komb pa dallim. Pa mbështetjen e shfaqjes nga Zoti, asnjë popull nuk do të kishte mundur të realizonte bashkimin shpirtror me Zotin, dhe si rrjedhim qe e nevojshme që Zoti i Plotfuqishëm, i Cili, duke qënë i Gjithpushtetshëm i tërë botës, i pajisi të gjithë njerëzit me nevojat e tyre fizike, duke u sjellë atyre njëkohësisht edhe bekimet e Tij shpirtrore. Kështu idea e shfaqjes Hyjnore në Islam është aq e gjërë sa vetë njerëzimi, dhe muslimanit i kërkohet të besojë jo vetëm në Kuran, por në të gjithë Librat e Zotit që i janë dhene të gjithë kombeve të botës.

Besimi në Profetët

Me që shfaqja e Librit të Zotit duhet të transmetohet nëpërmjet një njeriu, besimi në lajmëtarin është një rrjedhojë e natyrshme dhe përmendet në Kuran tok me besimin në librat e shfaqur. Profeti nuk është vetëm bartës i mesazhit Hyjnor, por ai tregon gjithashtu se si duhet interpretuar ai mesazh në jetën praktike; prandaj ai është modeli që duhet ndjekur. Është pikërisht shembulli i tij që i mbush me besim të gjallë zemrat e pasuesve të tij dhe sjell një transformim real në jetën e tyre. Së këtejmi del se ka një domethënie më të thellë qe nënvizon besimin në profetët. Siç është thënë më parë (shih nënkapitullin 2), besimi në të gjithë profetët e botës është parim themelor i fesë islame. Kurani i Shenjtë e ka të shprehur qartë se në të gjithë kombet dolën profetë dhe se nuk i ka përmendur të gjithë, gjë që në fakt është e panevojshme. Prandaj muslimani mund të pranojë se mendjendriturit e mëdhenj të kohrave të shkuara që respektohen nga cilido komb tjetër i kanë sjellë atij kombi dritë e drejtim, si profetët e kombit të tij.

Përsosmëria e Shfaqjes Hyjnore

Sipas mësimeve të Islamit, shfaqja nuk është vetëm universale por progresive, duke arritur përsosmërinë në të fundmin e Profetëve, Profetin e Shenjtë Muhamed. Shfaqjet iu dhuruan çdo kombi në përputhje me kërkesat e tij, dhe në çdo epokë shfaqja u realizua në përputhje me kapacitetin e popullit të asaj epoke. Dhe nësa truri i njeriut po bëhej gjithnjë e më i zhvilluar, gjithnjë e më shumë dritë u hodh nga shfaqja mbi çështje të tilla si ekzistenca dhe atributet e Zotit, natyra e shfaqjes nga Ai, kompensimi për të mirën dhe të keqen, jeta pas vdekjes, etj. Kurani, libri i shenjtë i shfaqur i fundit, hedh dritë të plotë mbi të gjitha gjërat thelbësore të fesë, bën të qarta ato që, për shkak të rrethanave, kishin mbetur të errëta, dhe e bëri fenë të përsosur.

Përveç kësaj, Kurani vë në dukje se mësimet e librave të shenjtë të mëparshëm kishin pësuar ndryshime, dhe prandaj vetëm nje shfaqje nga Zoti mund t’i veçonte mësimet e pastërta Hyjnore nga masa e gabimeve që ishin grumbulluar rreth tyre. Këtë bëri Kurani, prandaj dhe quhet "kujdestar" i të gjithë librave të shenjtë të mëparshëm. Ai gjithashtu merr përsipër edhe rolin e gjykatësit, duke përcaktuar dhe ndryshimet midis tyre. Të gjitha fetë kanë ardhur nga Zoti, mirëpo edhe doktrinat e tyre bazë kanë pësuar ndryshime nga njera tjetra deri në atë shkallë sa që është bërë thjesht e pakonceptueshme që ato të kenë dalë nga i njejti burim Hyjnor. Më në fund qe Kurani ai që vuri në dukje terrenin e përbashkët, me fjalë të tjera, Unitetin e Zotit dhe universalitetin e shfaqjes.

Vazhdimësia e formave më të ulta të shfaqjes

Islami jo vetëm e quan shfaqjen Hyjnore si përvojë universale të njerëzimit, por dhe e konsideron portën e saj si përherë të hapur për të gjitha kohrat. Ndonëse shfaqja arriti përsosmërinë dhe profetizmi u mbyll me personin e Profetit të Shenjtë MuhamedZoti vazhdon t’u flasë të zgjedhurve të tij ndërmjet muslimanëve. Shfaqja në format e saj më të ulëta – në formën e ëndrave, vegimeve e frymëzimeve të vërteta – është diçka që u ndodh si profetëve ashtu dhe atyre që nuk janë profetë.{1} Eshtë vetëm shfaqja autoritare, forma e shfaqjes së veçantë te profetët, ajo që ka përfunduar pas Profetit të Shenjtë Muhamed. Dëshmohet se ai është shprehur kështu: "Asgjë nuk mbetet nga profetizmi përveç mubashshirãt-it"; dhe kur e pyetën se çfarë do të thoshte mubashshirãt, ai u përgjigj: "Vegim i vërtetë". Në një Shprehje tjetër të tij na thuhet:

"Midis kombeve përpara jush kishte persona me të cilët kishte folur Zoti ndonese ata nuk ishin profetë; në qoftë se ka një të tillë ne gjirin e popullit tim ai është Umari."

Kjo tregon se, ndonëse nuk do të ketë profetë pas Profetit të Shenjtë Muhamed, me qenë se feja dhe ligjet fetare kishin arritur përsosmërinë me ardhjen e tij, shfaqja Hyjnore është një fakt edhe sot e kësaj dite dhe për një musliman të vërtetë ekziston mundësia ta provojë. Bindja reale se Zoti ekziston realizohet pikërisht nëpërmjet fjalës së Tij; gjithashtu, një besim vital në Zotin rivendoset pikërisht nëpërmjet të përzgjedhurve të cilët bëhen dëshmitarë të shfaqjes së Tij.

Eshtë dhe një aspekt tjetër i besimit islamik në shfaqjen Hyjnore i cili ështe i ndryshëm nga ai i disa feve të tjera të botës. Ai nuk pranon të njohë mishërimin e Qenies Hyjnore. Eshtë një fakt i njohur universalisht që qëllimi më i lartë i fesë është bashkimi shpirtror me Zotin. Sipas Kuranit të Shenjtë, ky bashkim shpirtror nuk realizohet duke marrë Zoti trajtë njerëzore në kuptimin e mishërimit, por duke e ngritur njeriun gradualisht drejt Zotit me anë të përparimit shpirtror dhe pastrimit të jetës së tij nga të gjitha dëshirat sensuale dhe motivet e ulëta. Qenia e përsosur që i zbulon botës fytyrën e Zotit nuk është Qenia Hyjnore në trajtë njerëzore, por ajo qenie njerëzore personi i të cilit është bërë një manifestim i atributeve Hyjnore duke e lënë personalitetin e tij që të shkrihet në zjarrin e dashurisë për Zotin. Shembulli i tij shërben si stimul dhe është model për t’u ndjekur nga të tjerët. Ai tregon nëpërmjet shembullit të tij se si një i vdekshëm mund të arrijë bashkimin shpirtror me Zotin. Së këndejmi buron parimi i gjërë i Islamit se askush nuk pengohet për t’u ushqyer nga burimi i shfaqjes Hyjnore, dhe se kushdo mund ta arrijë atë duke ndjekur Fjalën e Shenjtë të Zotit siç shfaqet në Kuranin e Shenjtë.


{1} Shih Kuranin, 28:7, 5:111, etj.


 
Top
Next
Website created and published by: Ahmadiyya Anjuman Isha`at Islam Lahore Inc. U.S.A.
Contact us.