8. PARIMET E VEPRIMIT
Tani le të marrim anën praktike të
besimit Islam. Siç e kam përmendur më lart, në
Islam veprimet janë në thelb pjesë përbërëse
e fesë si besim. Në këtë drejtim Islami zë
një vend të mesëm midis feve të cilat e kanë
lënë krejt pas dore anën praktike dhe atyre që i
lidhin pasuesit e tyre pas ritualeve për çdo minutë.
Ai e sheh domosdoshmërinë e zhvillimit të aftësive
mendore të njeriut duke i dhënë udhëzime të
përgjithshme, pastaj i lë dorë të lirë individitpër
të vënë në zbatim atë që është
e arsyeshme për të.
Pa një karakter praktik të fortë cilado
fe ka të ngjarë të bjerë në idealizëm
të thjeshtë dhe nuk do të ushtrojë më ndikim
në jetën praktike të njeriut. Rregullat morale të
Islamit, të cilat ngulmojnë në përvetësimin
e detyrave ndaj Zotit dhe të detyrave ndaj njeriut, bazohen në
atë njohje të thellë të natyrës njerëzore
të cilën nuk mund ta zotërojë askush tjetër
përveç Autorit (Krijuesit) të asaj natyre. Ato përfshijnë
tërë gamën e zhvillimit të njeriut, dhe i janë
përshtatur kështu në mënyrë të mrekullueshme
kërkesave të popujve të ndryshëm. Në Kuranin
e Shenjtë gjënden rregulla udhërrëfyese si për
njeriun e rëndomtë të botës, ashtu dhe për
filozofin, dhe si për bashkësitë njerëzore që
janë në shkallë më të ulta të qytetërimit,
ashtu dhe për kombet më të zhvilluara të botës.
Praktikaliteti është kyçi i rregullave morale të
tij, kështu që po ai universalitet i cili karakterizon parimet
e tij të besimit ndeshet dhe në urdhëresat e tij praktike,
duke iu përshtatur kësisoj të gjitha epokave dhe të
gjitha kombeve.
|